Hapësire reklamuese

Politikë

104 vite nga Kongresi i Lushnjes, Nikolla: Themelimi i parlamentarizmit shqiptar!

Shkruar nga Newsbomb
104 vite nga Kongresi i Lushnjes, Nikolla: Themelimi i parlamentarizmit

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla përkujton sot 104 vjetorin e Kongresit të Lushnjes.

Sot, duke kremtuar e nderuar Kongresin e Lushnjes, është koha të punojmë për të fuqizuar Kuvendin e Shqipërisë si garant i Kushtetutës dhe Republikës. Për konsolidimin e demokracisë, thellimin e reformave, luftën kundër krimit e korrupsionit, avancimin e procesit të integrimit dhe ndërtimin e Shqipërisë europiane. , u shpreh kryeparlamentarja.

Në një reagim në rrjete sociale, Nikolla shprehet se në Kuvendin e Shqipërisë duhet të sundojë forca e argumenteve dhe jo arsyeja e forcës.

104 vjet më parë, në 21 janar 1920, filloi punimet Kongresi i Lushnjes, me të cilin nis historia e parlamentarizmit shqiptar. Këshilli Kombëtar, të cilit Kongresi i dha atributet e institucionit legjislativ të vendit, u bë parlamenti i parë i Shqipërisë. Parlamentarizmi shqiptar u zhvillua paralel me përballimin dhe zgjidhjen e problemeve të mëdha të vendit: plotësimi i vendimeve të Kuvendit Kombëtar të Vlorës; konsolidimi i pavarësisë kombëtare; pengimi i copëtimit dhe mbrojtja e integritetit territorial, me mbështetjen e ShBA dhe të Presidentit Willson.

Sot, duke kremtuar e nderuar Kongresin e Lushnjes, është koha të punojmë për të fuqizuar Kuvendin e Shqipërisë si garant i Kushtetutës dhe Republikës. Për konsolidimin e demokracisë, thellimin e reformave, luftën kundër krimit e korrupsionit, avancimin e procesit të integrimit dhe ndërtimin e Shqipërisë europiane. Për të bashkëpunuar e për t’u kthyer në normalitetin e veprimtarisë parlamentare, për të diskutuar e vendosur për alternativat e zhvillimit dhe kapërcimin e sfidave të së ardhmes. Për të ushtruar kontrollin parlamentar të qeverisë dhe institucioneve, duke respektuar e mbështetur ndarjen e pushteteve.

Që në Kuvendin e Shqipërisë të sundojë forca e argumenteve dhe jo arsyeja e forcës, që Kuvendi të mos bëhet peng i qëllimeve, interesave dhe vullneteve individuale, por mbrojtës i interesit kombëtar e publik, i mirëqenies dhe të drejtave të qytetarëve”, shkruan më tej Nikolla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese