103-vjeçarja feston shërimin nga Covid-19 në mënyrën më të pazakontë

Publikuar tek: bota, më 16:09 02-06-2020 103-vjeçarja feston shërimin nga Covid-19 në mënyrën më të pazakontë

Një 103-vjeçare nga Massachusetts e SHBA-së është shëruar nga koronavirusi dhe ka festuar në një mënyrë të veçantë.

Ajo ka zgjedhur të pijë një birrë të ftohtë, e emocionuar me familjarët.

Këta të fundit janë shprehur për CNN se Jennie Stejna ka qenë gjithmonë një grua luftarake.

Kur bashkëshorti i mbesës së saj e ka pyetur se nëse është e gatshme ta kalojë këtë sfidë, ajo është përgjigjur “po gjithsesi”.

Ndërsa mbesa e 103-vjeçares, Shelley Gunn ka thënë se “Gjyshja i ka dhënë të gjithëve buzëqeshje dhe shpresë, ndërsa janë ditë të errëta për të gjithë”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088710784912109
array(1) { ["section"]=> string(75) "103-vjecarja-feston-sherimin-nga-covid-19-ne-menyren-me-te-pazakonte-208799" }