Hapësire reklamuese

Aktualitet

Harxhon 103 milionë dollarë për 19 minuta për të blerë pikturën e Picasso, ja ç’ndodhi në ankandin e djeshëm

Shkruar nga Newsbomb

“Gruaja e ulur pranë dritares” (Marie – Therese) një pikturë e Pablo Picasso u shit të enjten në 14 maj për 103.4 milionë dollar në ankandin e Christie në Nju Jork, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Piktura e realizuar në vitin 1932 u shit pas 19 minutash me një cmim prej 90 milionë dollar që rritet deri në 103.4 milionë duke iu shtuar taksat, sipas zyrtarëve të ankandit.

Christie-s kishte vlerësuar se piktura mund të shitej deri në 55 milionë dollar, por sic u pa, arriti në dyfishin e cmimit të supozuar.

Shitja, sipas mediave ndërkombëtare tregon vitalitetin e tregut të artit pavarësisht së situatës së pandemisë, por edhe për statusin special të Pikasos që ka lindur në 1881 dhe vdiq në 1973.

Gjatë ankandit të djeshëm u shitën vepra në një vlerë të përgjithshme 481 milionë dollarë, “një sinjal për rikthimin në normalitet dhe një mesazh që ky lloj tregu është rikthyer në rrugën e duhur” tha Bonnie Brennan, president i dhomës së ankandeve Christie.

Piktura i dedikohet të dashurës dhe muzës së Pikasos, Marie – Therese Walter dhe për herë të parë u shit në London tetë vite me parë në një vlerë prej 44.8 milionë dollar, më pak se gjysma e cmimit që u shit ditën e djeshme.

Kjo është hera e parë në dy vite që një pikturë thyen cmimin e shitjes mbi 100 milionë dollar. E fundit ka qenë piktura e Monet që arriti në 110.7 milionë usd në ankandin e Sotheby në Nju Jork.

“Gruaja e ulur pranë dritares” (Marie – Therese)

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.