Tirana
scattered clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
2.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
12 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
15 °
E diel, 5 Dhjetor, 2021
spot_img

102 ditë pa asnjë të infektuar por, Zelanda e Re shtyn zgjedhjet për shkak të COVID

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8494da9d4cef20472825507d74ee1472

Pas njoftimit më datë 14 gusht se Zelanda e Re do të rikthente karantinën, kryeministrja Jacinda Ardern ka bërë me dije në një konferencë për shtyp se do të shtyhen zgjedhjet e përgjithshme për një muaj. Ky vendim vjen si shkak i rritjes së numrit të inferktuarëve me COVID-19.

 

Proçesi i votimit ishte planifikuar të zhvillohej më 19 shtator por tani zgjedhejt do të mbahen më 17 tetor.

Jacinda Ardern ka thënë të hënën e kaluar se tani ‘’vendi duhet të jetë i përqëndruar te masat e reja që do të merren për planifikimin e fushatës zgjedhore’’.

Lajmi për rikthimin e virusit COVID-19, ka shokuar këtë shtet pasi nuk pati raportuar për asnjë rast infektimi për më shumë se tre muaj.

Si pasojë e një shpërthimi në Auklland javën e kaluar, aktualisht në Zelandën e Re është raportuar për 58 raste aktive me këtë virus.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Zelanda e Re, prej fillimit të pandemisë ka regjistruar 1,600 të infektuar me COVID-19, prej tyre, 22 persona kanë vdekur.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img