Hapësire reklamuese

Aktualitet

1000 persona do lirohen nga burgu, miratohet amnistia në Komisionin e Ligjeve: Ja kush përfiton

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e sotme është miratuar amnistia për të burgosurit në Komisionin e Ligjeve, e cila u hodh në shqyrtim një ditë më parë.

Bëhet me dije se 100 persona pritet të lënë qelitë ndërsa përfitues pjesërisht pritet të jenë 3 mijë të dënuar. Nga amnistia do të përfitojnë disa kategori, duke nisur nga gratë e burgosura, fëmijët e mitur dhe burrat e dënuar deri në dy vite dhe në moshën mbi 60 vjeç.

Gratë e dënuara në ose mbi moshën 55 vjeç përtitojnë gjithashtu. Përtitojnë të dënuarit meshkuj 60 vjeç ose ne këtë moshë, 18-vjeçarët që kanë kryer vepra të lehta penale si dhe të dënuarit me dëmtime të përhershme fizike ose sëmundje të rënda të pashërueshme.

Në draft përjashtohen ata që kanë kryer vepra të rënda penale, si vrasje, pengmarrje, vepra me qëllime terroriste, falsifikime, ata që kanë kryer vepra kundër moralit, familjes, fëmijëve, të dënuarit për krim të organizuar dhe banda kriminale.

Nuk përtitojnë ata që kanë kryer krime seksuale, vepra penale kundër drejtësisë, kundër autoritetit të shtetit etj...Nuk do përtitojnë gjithashtu dhe ata që janë dënuar për vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve dhe disa kategori të tjera.

Kategoritë që përfitojnë janë:

1. Amnistohen personat e dënuar meshkuj me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 2 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën, pezullimin e dënimit me burgim ose çdo lloj dënimi tjetër alternativ, për dënime të dhëna,deri në datën 30.09.2019, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.

2. Amnistohen personat e dënuar femra dhe të mitur me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën, pezullimin e dënimit me burgim ose çdo lloj dënimi tjetër alternativ, për dënime të dhëna deri në datën 30.09.2019, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.

3. Amnistohen personat e dënuar meshkuj me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet.

4. Amnistohen personat femra dhe të mitur të dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet.

5. Amnistohen personat e dënuar femra, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç. 

6. Amnistohen personat e dënuar meshkuj, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç.

7. Amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç.

8. Të gjithë të dënuarve femra dhe të mitur që nuk plotësojnë kriteret për të përfituar amnisti, sipas paragrafëve 2, 4, 5 dhe 7 të këtij neni, u zbritet 1/3 e dënimit të mbetur, pavarësisht kritereve ndaluese të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji. Nuk përfitojnë sipas këtij paragrafi, personat e dënuar përsëritës të së njëjtës vepër penale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.