'1000 mjekë shtesë për Covid-19', Vokshi: Po punësohen militantët për fushatë elektorale, nuk ka meritokraci

Publikuar tek: politike, më 15:33 01-10-2020 '1000 mjekë shtesë për Covid-19', Vokshi: Po punësohen militantët për fushatë elektorale, nuk ka meritokraci

Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi, ka reaguar në lidhje me vendimin e ministres së Shëndetësisë Evis Kushi, për punësimin e 1000 mjekëve shtesë, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia.

Vokshi thotë se ky është një hap i parë pozitiv, por i kopjuar nga PD, e megjithatë në punë emërkohen militantë partie që do të shërbejnë për fushatë elektorale dhe jo ata që e meritojnë.

Ajo ka publikuar disa foto ku shihet se vendin e punës e kanë fituar kandidatët që renditen jo të parët në listën e pranimit.

Denoncimi i Vokshit

Te pakten diçka e kopjoi, por si gjithmone, gjysmak!

Shtim 1000 mësuesish? Një hap i parë pas shumë javësh kërkesa të përditshme të PD. Por, si cdo vendim tjetër, edhe ky mund të përdoret thjesht për punësime elektorale të mësuesve militantë të Partisë sepse portali “Mësues për Shqipërinë” ka dështuar e vlen vetëm për propagandën e Ramës.

Rasti i punësimit të mësuesve në Fier, (shih fotot) e dëshmon kêtë. Nuk punësohet ai që renditet i pari në listë, por punësohet ai që renditet i 27, 28, 48 e kështu me rradhë...

Qeveria duhet të bëjë procedura pranimi transpatente e ne bazë meritokracie.

1.jpg

2.jpg

3.jpg

Për këtë nuk mjafton një masë gjysmake e marrë nën presionin e vazhdueshëm të PD, por duhet me urgjencë të alokojë fonde për:

1. Testimin serologjik dhe testimin periodik me tampon për të gjithë mësuesit në të gjithë vendin;

2. Sigurimi i kushteve higjeno - sanitare të domosdoshme për në kohë pandemie e në reapektim të protokollit të sigurisë

3. Sigurimi i mjeteve mbrojtëse falas për mësuesit e për nxënësit (maska, dezinfektantë).

4. Desinfektimi i shpeshtë, të cdo shkolle, sic edhe protokolli i sigurisë e kërkon.

4. Pagesë e plotë për cdo orë shtesë, si dhe shpërblim mujor për cdo muaj mësimdhenie në kohë pandemie.

Shëndeti dhe jeta e cdo nxënësi dhe e cdo mësuesi është e shenjtë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta pret në takim banorët e Selenicës: Mbështes kërkesën e komunitetit për ndërtimin e segmentit Ura e Peshkëpisë - Selenicë - Superstrada Levan - Tepelenë
Spaho i përgjigjet Ballës: Oligarkët kanë ndarë me Ramën dhe ministrat e tij 3 miliardë euro koncesione »
Article Logic
Execution time: 0.019811153411865
array(1) { ["section"]=> string(110) "1000-mjeke-shtese-per-covid-19-vokshi-po-punesohen-militantet-per-fushate-elektorale-nuk-ka-meritokraci-222349" }