Hapësire reklamuese

Politikë

100 vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Yuri Kim ka një mesazh: Ne ndezëm një pishtar, le të në ndriçojë rrugën e së ardhmes

Shkruar nga Newsbomb
100 vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Yuri Kim ka një

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka përcjellë një mesazh me rastin e 100 vjetorit të marrëdhenieve diplomatike Shqipëri-SHBA.

Përmes një postimi në Twitter Kim shkruan se më 28 korrik 1922 u ndez një pishtar. Sipas saj shqiptarët e mbajtën ndezur flakën e këtij pishtari edhe gjatë ditëve të errëta të diktaturës.

Më tej diplomatja amerikane bën me dije se do t’u bashkohet festimeve këtë mbrëmje në Tiranë.

“Më 28 korrik 1922, SHBA dhe Shqipëria vendosën marrëdhënie diplomatike.Atë ditë u ndez një pishtar. Edhe në ditët e errëta të diktaturës, shqiptarët trima e mbajtën flakën ndezur.Sot, ai pishtar digjet më i ndritshëm se kurrë. Le të na ndriçojë rrugën përpara, së bashku, për 100 vitet e ardhshme!Mezi pres t’u bashkohemi miqve shqiptarë për evente speciale në Tiranë (përfshirë koncertin sonte në Sheshin Skënderbej) dhe të ndajmë mesazhe speciale nga miqtë amerikanë në Uashington dhe Dallas (qëndroni!). Gëzuar edhe 100!”,  shkruan Yuri Kim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese