Tirana
light rain
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
88 %
1kmh
75 %
Sht
29 °
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
31 °
Mër
33 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

100 vjetori i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, Sali Berisha publikon foton me ish-sekretarin Baker

spot_img

Lajme të ngjashëm

 Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar paraditen e kësaj të enjteje një foto me ish-sekretarin amerikan të shtetit James Baker, i cili vizitoi Shqipërinë në qershor të vitit 1991, me ftesë të Partisë Demokratike.

“Mirëmëngjes miq! Në 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA-të, sot ju përshëndes me këtë foto me mikun e shquar të kombit tonë, James Baker gjatë vizitës së tij më 22 Qershor të vitit 1991, me ftesë të Partisë Demokratike në Tiranë”, shkruan Berisha dhe ndan foton me Baker.

albsig

Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri kujton ardhjen e ish-sekretarit amerikan në Tiranë. Një vit më parë Ambasada e SHBA kujtoi 30 vjetorin e vizitës së Sekretarit James Baker kryeqytetin shqiptar, mirëpo  në asnjë foto nuk ndodhej ish-kryeministri Berisha.

Për këtë arsye, vetë ish-kryeministri Berisha ndau një foto nga vizita e Baker në Tiranë dhe një pjesë të fjalës së tij para mijëra shqiptarëve që u derdhën në shesh në atë ditë. Shkrimi i ish-kryeministrit niste pikërisht me fjalën e Sekretarit James Baker.

“Doktor Berisha më ftoi të vizitoja Shqipërinë dhe unë erdha sa më shpejt kisha mundësi”, u shpreh zyrtari i lartë amerikan në mes të Tiranës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img