Hapësire reklamuese

Rajoni

10 vjetori i vdekjes së Rugovës, Pacolli e kujton në ditë të vështira

Shkruar nga Newsbomb

Nesër shënohet 10 vjetori i vdekjes së ish Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Behgjet Pacolli e kujton në këto ditë të vështira që po kalon vendi ndërsa sjell në kujtesë fjalët e tij për mbrojtjen e Kosovës.

“Për 10 vjetorin e vdekjës së Presidentit, Në ditët e vështira që po kalojmë ku shumë kanë dalë nëpër rrugë për të mbrojtur Republikën;

kur nuk ka agresor e nuk na sulmon askush dhe në taborin tjetër vetëm shtohet ushtria e profiterëve që po e shqyen realisht Kosovën;

në momentet kur Populli ka mbet i hutuar e nuk e di realisht nga kush të mbrohet, duhet kujtuar e nderuar Presidenti Rugova dhe qetësia e njeriut të madh që po na mungon.

I vetëdijshëm deri në pafundësi në tërë rrëmujën e tmershme që kish pllakosur, fjalët e tij do të mbeten si mbrojtja më e mirë që i bëhet Atdheut. "Vëllezër cdo gjë do kalojë , por duhet të ruajmë njerëzit, pronën, kadastrën, pyjet,ujërat dhe të mirat e Kosovës".

Janë fjalë që tingëllojnë fort dhe duhet t'i dëgjojmë edhe tani e gjithmonë sepse edhe pa na sulmuar asnjë agresor, kam frikë se po i humbim.

Nderim Presidentit të madh Rugovës dhe veprës së tij”, përmbyll Pacolli.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.