Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
2.1kmh
0 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
31 °
Sht
36 °
Die
36 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

“10 vite pa drejtësi”, Braçe: Urdhëruesit e pushkatimeve janë të lirë, quhen Sali Berisha dhe Lulzim Basha

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

74fc045073e5867c96ae59015d728ccc

Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar në 10 vjetorin e vrasjeve të 21 Janarit, ku katër protestues dhe mbështetës të Partisë Socialiste u qëlluan për vdekje nga Grada e Republikës, përpara Kryeministrisë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Braçe shkruan se edhe pse kanë kaluar 10 vite ende nuk ka drejtësi.

Braçe shkruan se urdhëruesit janë të lirë, të pahetuar dhe gjykuar dhe madje janë në pushtetshëm në politikë.

“Janë të lirë, të pahetuar, të pagjykuar, të pa ndëshkuar. Madje madje njerëz të pushtetshëm në politikë, ekonomi, biznes. Quhen Sali Berisha dhe Lulzim Basha,” shkruan ai.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

21JANAR,

10 VITE PA DREJTESI!

URDHERUESIT E PUSHKATIMEVE

jane te lire, te pahetuar, te pagjykuar,

te pa ndeshkuar;

Madje madje njerez te pushtetshem ne politike, ekonomi, biznes;

Quhen SALI BERISHA e LULZIM BASHA!

PUSHKATUESIT jane te lire, te hetuar nje pjese, te pahetuar pjesa tjeter, te gjykuar nje pjese, te pagjykuar pjesa tjeter,

te pandeshkuar te gjithe!

ZHDUKESIT E PROVAVE jane te lire,

te pahetuar, te pagjykuar, te pandeshkuar!

GJYQTARET E KETIJ KRIMI jane te larguar te gjithe nga sistemi i drejtesise!

A eshte DREJTESI kjo?

JOOOOOOOOOOOOO!

Kush e vrau Aleks Niken?

Vrasja e tij as eshte hetuar, as eshte gjykuar e as eshte ndeshkuar!

Po Sokrat Gode e Fatos Mahmutaj

kush i plagosi?

As per ta nuk ka autor!

Ky eshte bilanci penal i nje pushkatimi!

Ndaj hetimi duhet rihapur nga

DREJTESIA E RE!

Kjo DREJTESI nuk fiton besim vetem duke goditur krimin e rruges;

Kjo DREJTESI behet e forte, e drejte,

e barabarte dhe funksionale, duke goditur krimin e politikes, PUSHTETIT,

kete PUSHKATIM, me i madhi e me i rendi qe nga koha e FASHIZMIT!

E di, do nise tani kenga “kujt i ankohesh,

ti je ne pushtet”!

Nuk dua te pergjigjem me kengen tone “prokuroria e gjykata jane te pavarura”!

Jo!

Ky krim nuk i perket as vetem qeverise,

as vetem prokurorise, as vetem gjykates!

Ky krim i perket gjithe SHOQERISE!

Presioni per DREJTESI

duhet te jete i gjithe shoqerise;

I njenashem, vetem prej socialisteve eshte i kufizuar, i paragjykuar dhe i pafuqishem!

Shoqeria duhet te mos pajtohet me pushkatimet politike, pa gjyq por vec me nje urdher politik qe mbrohet edhe tani.

HETIMI DUHET TE RINISE KETU,

TEK URDHRI, SA KOHE QE URDHRI NUK ESHTE HETUAR, GJYKUAR,

PO MBROHET SI I DREJTE EDHE PAS 10 VITESH!

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img