Hapësire reklamuese

Politikë

10 vite mall dhe dhimbje, nëna kujton Sokol Olldashin

Shkruar nga Newsbomb
10 vite mall dhe dhimbje, nëna kujton Sokol Olldashin

Sot, më 20 nëntor bëhen 10 vite pa Sokol Olldashin. Njeriu dhe politikani që e donin të gjithë, e që me ikjen e tij la pas shumë dhimbje dhe një boshllëk të madh në politikën shqiptare.

Olldashi u nda nga jeta në një aksident tragjik, teksa udhëtonte nga Elbasani drejt Tiranës mbrëmjen e 20 nëntorit 2013.

Dhimbja e ikjes së tij është e madhe për familjarët, njëlloj si ditën e parë. Nëna e tij, Kozeta Mamaqi kujton çdo vit 20 nëntorin e kobshëm të 2013 që e ndau Sokol Olldashin përgjithmonë nga familja dhe politika. Kozeta Mamaqi ka ndarë në llogarinë e saj postime që i dedikohen të birit, si çdo vit.

Sokol Olldashi është spikatur si një prej figurave më të dalluara të Partisë Demokratike. Ai ka qenë një ndër studentët e ngjarjeve të Dhjetorit ’90 dhe katër herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Karrierën e tij si gazetar dhe kreyeredaktor i gazetës "Albania", ndërsa në vitin 2001 zgjidhet për herë të parë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Katër vite më vonë, Olldashi rizgjidhet në Kuvend, me fitoren në Shijak. Pasi fitoi mandatin e dytë të deputetit ai u emërua në krye të Ministrisë së Brendshme, post të cilin e mbajti nga viti 2005 deri në fillim të vitit 2007.

Në këtë kohë, kandidoi për kryetar të Bashkisë së Tiranës, garë që ai e humbi përballë Edi Ramës. Më pas, Sokol Olldashi ka mbajtur dhe postin e ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike deri në shtator të 2013. Pas humbjes së Partisë Demokratike më 23 qershor dhe dorëheqjes së Sali Berishës, Olldashi kandidoi për postin e kryetarit të PD, përballë Lulzim Bashës.

Në aspektin personal, ai ishte i martuar me Enkeleda Olldashi dhe kanë dy djem, Glaukun dhe Kleitin. Kohët e fundit, djali i madh Glauku ka filluar të aktivizohet me Partinë Demokratike, duke qenë pjesëmarrës në protesta të ndryshme, duke vendosur të ndjekë rrugën e të atit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese