Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

10 vite BURG për vrasësin e Klodian Rashës, revoltohet pedagogu: Gjykata i tha policëve t’iu çajnë gjoksin kush u del para

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-polici Nevaldo Hajdaraj u dënua me 15 vite heqje lirie për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha. Hajdaraj ka përfituar gjykim të shkurtuar, ndaj dënimi i ulet 5 vite dhe mbetet në 10 vite burg.

Në seancën gjyqësore, Nevaldo kërkoi falje për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, pas orës së karantinës në 8 dhjetor të 2020-ës, ndërsa Qazim Rasha, babai i të ndjerit u shpreh i indinjuar dhe i pakënaqur nga vendimi i Gjykatës. Ai tha se nuk ishte vendosur dejtësi për djalin e tij.

Për vendimin ka reaguar i revoltuar dhe pedagogu i njohur, pjesë e shoqërisë civile, Ervin Goci. Aktivisti thumbon sistemin gjyqësor, që me vendimin e sotëm duket sikur i thotë policëve: Vritini “kriminelët” se nuk do të dënoheni, pasi për ju mendon pushteti.

“Vrasesi i Klodianit do beje aq burg sa bejne dhe ata qe ngrene ndonje feçke pa leje andej nga Ksamili. Gjykata ia dha kushtrimin policave, kush t’ju dale perpara, çajani gjoksin me plumba, per te gjitha mendon pushteti”, shkruan Goci në rrjete sociale.

Screenshot 5 14

Ky nuk është reagimi i parë kaq i ashpër i tij, pasi shpeshherë ka qenë ndër të parët që reagojnë për ngjarje të tilla që në hapësirën sociale konsiderohen si padrejtësi ndaj të drejtit.

Më shumë

spot_img
spot_img