Një ortek në Himalajë zënë poshtë 10 ushtarë nga India që janë në kërkim nga ekipet e shpëtimit, të cilat kanë arritur në vendngjarje.
Ata janë zhdukur që në orët e para të mëngjesit dhe shpresat për t’u gjetur të gjallë nuk janë të shumta. 10 ushtarët kanë qenë me shërbim në një zonë që ndodhet në lartësinë prej 5900 metra mbi nivelin e detit, në kushte të vështira, ndërkohë që temperatura në zonë arrin deri në -60 gradë, raporton dailymail.
Hetimet në zonë vazhdojnë nga ekipet e shpëtimit, ndërsa rreth 8000 ushtarë kanë humbur jetën në dekatat e fundit, për shkak të ortekëve dhe të temperaturave te ulëta.