Tirana
overcast clouds
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
23 %
3.6kmh
90 %
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

10 të vdekur në 2 ditë, Rama thërret me urgjencë Bledi Çuçin: Të ristrukturohet Policia e Shtetit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Vlorë, ku ka dhënë një prononcim për median pas takimit me Asamblenë e Partisë Socialiste.

Rama gjatë fjalës së tij është shprehur se ka thirrur në takim ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçin, ku temë e bisedës do të jetë ristrukturimi i Policisë së Shtetit.

Në këtë mbledhje do të jenë edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

“Ju kërkoj ndjesë, por duhet të largohem sepse kam thirrur ministrin e Brendshëm. Për mos humbur kohë për të lancuar sa më shpejt një pakt të ri të ristrukturimit të Policisë së Shtetit, që ka kohë që është përgatitur, por që duhet të përshpejtohet dhe mos presim fundin e verës”, tha Rama ndër të tjera.

Kujtojmë që kjo kërkesa e kryeministrit Edi Rama vjen pas ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur ditët e fundit në vend.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img