Hapësire reklamuese

Rajoni

10 shqiptarë arrestohen në Firenze, kapoja e drejtonte rrjetin e prostitucionit nga burgu në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb

Tetë shtetas shqiptarë janë arrestuar në Firence, pas një operacioni të policisë italiane mëngjesin e sotëm.

Të tetë të arrestuarit, së bashku me dy të tjerë të arrestuar më parë, akuzohen për shfrytëzim prostitucioni të femrave shqiptare në rrugët e firences.

Por sipas policisë italiane, kapoja i rrjetit, një 36-vjeçar, e kontrollonte prostitucionin nga burgu në Shqipëri i dënuar për tentativë vrasje.

Nga hetimet rezultoi se 10 personat e arrstuar në Itali i merrnin urdhrat me telefon nga burgu. Ata përdornin kodin “Miku” kur komunikonin me klientët për t’i siguruar atyre prostitutat. Operacioni është finalizuar këtë të enjte dhe nën mbrojtjen e policisë italiane janë marrë 15 vajza shqiptare të cilat shfrytëzoheshin nga bashkëkombasit e tyre.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.