Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Pre
19 °
Sht
18 °
Die
18 °
Hën
16 °
Mar
9 °
E premte, 24 Mars, 2023

10 sera me drogë në Thumanë, Policia zbardh operacionin: Dy të arrestuar dhe një në kërkim, sekuestrohen qindra rrënjë hashash (EMRAT)

Lajme të ngjashëm

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pas një operacioni antidrogë në zonën e Fushë-Krujës. Klisman Lika dhe Qemal Ferhati janë arrestuar pasi në bashkëpunim kishin përshtatur 10 sera për rritjen e hashashit.

Në kuadër të kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Thumana”. Në kuadër të këtij operacioni bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: 

  • Klisman Lika, 32 vjeç, banues në Gjorm, Kurbin dhe Qemal Ferhati, 68 vjeç, banues në fshatin Shkozë-Bardhë, Thumanë;
  • Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit Ardit Ferhati, 36 vjeç, banues në fshatin Shkozë-Bardhë, Thumanë (djali i shtetasit Qemal Ferhati).

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në vendin e quajtur Shkozë-Bardhë, Njësia Administrative Thumanë, në truallin pas banesës së shtetasit Q. F., kanë konstatuar 10 sera në të cilat ishin të kultivuara 925 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë banesë u gjet edhe një qese plastmasi me fara të dyshuara si ato cannabis sativa, si dhe u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.  

Grupi hetimor, në përfundim të veprimeve, asgjësoi me anë të djegies fidanët narkotikë. Një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një armë gjahu dhe farat cannabis sativa.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Më shumë