Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
69 %
0.5kmh
75 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
10 °
Die
7 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

10 persona të armatosur hyjnë në shtëpinë e Loredanës, reperja e tmerruar: Isha në gjumë…

spot_img

Lajme të ngjashëm

10 persona të armatosur janë futur në shtëpinë e Loredanës. Ka qenë vetë reperja e cila përmes disa videove të shkëputura nga kamerat e sigurimit ka sjellë momentin e vjedhjes kur personat e armatosur i janë futur në shtëpi.

Ajo ka rrëfyer se në momentin që hajdutët janë futur brenda, të gjithë kanë qenë në shtëpi në gjumë.

Ata kanë arritur që të marrin nga shtëpia e Loredanës, para, sende me vlerë dhe hard drive të kameramanit të saj, por më e trishtueshme për të është që i kanë vjedhur një send shumë personal.

“10 burra hyn në shtëpinë tonë me armë. Nuk mund ta besoj, unë vetë isha në gjumë. Nëse keni ndonjë informacion ju lutem na tregoni, nuk bëhet fjalë për paratë, por për një send shumë personal të timin që ma vodhën. Falë Zotit, familjes dhe skuadrës time nuk i ndodhi asgjë. Fatkeqësisht, hajdutët vodhën gjithë hard drive e kamermanit tonë. Dje e kuptova se çdo ditë duhet të jesh falenderues për gjërat që ke. Ne ishim në shtëpi.”, shkruan Loredana.

Më shumë


spot_img








spot_img