Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Aktualitet

10 orë “luftë” me flakët, shuhet plotësisht zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë

Shkruar nga Newsbomb
10 orë “luftë” me flakët, shuhet plotësisht

Pas 10 orësh luftë me flakët, zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë plotësisht zjarrin që ra në qendrën tegtare “Metropol”, në Lushnjë.

Bëhet me dije se zjarrfikësit ndihmuar dhe nga Forcat e Armatosura kanë luftuar me flakët deri në orën 01.00, kur edhe kanë mundur të shuajnë të gjitha vatrat që ishin riaktiviziuar.

Zjarri në qendrën tregtare nisi rreth 14.40, ku pas 5 orësh luftë u arrit që të evakuohen të gjithë banorët dhe të vihej në kontroll flakët. Vetëm pak orë më pas një vatër u rindez në taracën e qendrës tregtare, ku ishte një lokal me dërrasa, për shkak të dërrasave flakët kanë marrë përmasa të mëdha që janë përhapur në katin e tretë dhe në katin e katër. Dy dyja këto kate janë shkrumbuar totalisht dhe dëmet materiale janë kolosale.

Për shuarjen e flakëve punuan zjarrfikëset e Lushnjës, Fierit, Patosit, Albpetrolit dhe Tiranës, ndërsa natën vonë shkuan edhe Forcat e Armatoura.

Fatmirëisht nga kjo ngjarje nuk patëm viktima. 39 persona dhe 3 punonjës zjarrfikës u dërguan në spital për shkak të asfiksisë, por pa shenja djegieje, ku morën ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për  jetën.

Sakaq, grupi hetimor ka rrethuar me shiritin e verdhë zonën dhe pritet ekspertiza të zbardhë shkakun e zjarrit në këtë qendër tregtare.

Lexo edhe:  Dalin jashtë kontrollit flakët, evakuohen banorët e pallateve afër qendrës tregtare

“Tymi nuk mbaronte”, banorët në Lushnjë tregojnë momentet e tmerrit

Riaktivizohen vatrat, përfshihet nga flakët sërish kati i 4-t i qendrës tregtare

Zjarri në Lushnjë, evakuohen banorët, 10 prej tyre në spital

“3 fëmijë të asfiksuar”, Brataj: Po hapen me forcë dhe kontrollohen të gjitha hyrjet

Përkeqësohet zjarri në qendrën tregtare, zjarrfikëset e Tiranës nisen drejt Lushnjes

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese