Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1kmh
100 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
14 °
Enj
8 °
E shtunë, 26 Nëntor, 2022

10 muaj si ministër i Shëndetësisë në Kosovë, jep dorëheqjen mjeku Rifat Latifi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mjeku shqiptaro-amerikan Rifat Latifi, i emëruar 10 muaj më parë u emërua Ministër i Shëndetësisë në Kosovë, duke u promovuar si një risi e Albin Kurtit. Mirëpo, mbrëmjen e sotme ai ka dhënë dorëheqjen dhe Qeveria nuk ka zbardhur ende arsyen.

Vetë Latifi në letrën që i ka dërguar kryeministrit Albin Kurti, shkruan se largimi i tij vjen pas “shumë reflektimesh”. Rifat Latifi është kritikuar vazhdimisht për keqmenaxhim të shëndetësisë kosovare.

Profesor Rifat Latifi është mjek dhe profesor i njohur në nivelin ndërkombëtar. Gjatë karrierës së tij ai ka punuar në universitete dhe qendra spitalore me emër në Amerikë, si Texas, Filadelfia, New York. Aktualisht, është profesor i kirurgjisë dhe president i Kolegjit të Kirurgëve Amerikanë për shtetin e Arizonës.

“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit, po ju informoj se në mënyrë efektive ju ofroj dorëheqjen time nga posti i Ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës që nga sot më datën 6 tetor, 2022”, ka shkruar Latifi në letrën e dorëheqjes.

Rifat Latifi është krijues dhe implementues i Programit të Telemjekësisë në Kosovë dhe Shqipëri, program ky i financuar nga USAID.

Më shumë




spot_img






spot_img