Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qeveria hap garën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, Klosi: Do arrijmë objektivin për 10 milionë turistë të huaj

Shkruar nga Newsbomb

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka dhënë lajmin për hapjen e garës ndërkombëtare për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.

Përmes një deklarate për mediat, ai është shprehur se Shqipëria po shndërrohet me shpejtësi në një vend të qendrueshëm për turizëm dhe aeroporti i Vlorës do të jetë një nga ndihmat kryesore.

Sipas Klosit, Aeroporti i Vlorës do të zbatojë objektivin e ministrisë për ardhjen e 10 milion turistëve të huaj.

‘Shqipëria po shndërrohet me shpejtësi në një vend të qendrueshëm për turizëm. Nga hapja e aeroportit të Rinasit është hapur distance e turizmit në Durrës. E njëjta gjë duhet të ndodhi edhe me Vlorën. Më datën 31 maj ne duhet të jemi gati. Të shfrytëzojmë të gjitha detet që nuk janë shfrytëzuar nga Riviera. Prandaj ajo që vjen sot është një lajm shumë i rëndësishëm, pas ngjarjes së 26 nëntorit, ku tërmeti ndikoi edhe tek turizmi. Prandaj ky aeroport do të zbatojë objektivin tonë për ardhjen e 10 milion turistëve të huaj. Ne e kemi provuar sesa të rëndësishme janë bashkëpunimet. Këtu kam mikun tim shumë të mirë kryebashkiakun e Vlorës, i cili mund të dëshmojë shumë mirë këtë gjë’, tha Klosi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese