Hapësire reklamuese

Aktualitet

10 milionë dollarë për 1 milionë vaksina kineze, deputetja zbulon shifrat e “marrëveshjes sekrete” që do vaksinojë 500 mijë persona

Shkruar nga Newsbomb
10 milionë dollarë për 1 milionë vaksina kineze, deputetja

Janë 10 milionë dollarë të shpenzuara për 1 milionë doza vaksinash kineze. Edlira Hyseni, deputete e kuvendit të Shqipërisë gjatë diskutimit në komisionin parlamentar për miratimin e marrëveshjes me kompaninë turke për sjelljen e vaksinës Sinovac, tregon disa shifra të marrëveshjes tregtare të cilën, Hyseni thotë se kontrata nuk është parë nga deputetët.

Pse është kjo marrëveshje sekret? Flasim për një kosto prej 10 milionë dollar, dhe 1 milionë doza. Pra 10 dollarë për një vaksinë. Që do të thotë për 500 mijë persona të vaksinuar?

Brenda cilit afat kohor do të sigurohet kjo lloj vaksine? Pra 1 milionë dozat? A mendoni që nëpërmjet këtij furnizimi do të mbulohet vaksinimi i popullsisë. A është tentuar, a është parë mundësia që të kontaktohet me prodhuesin kinez dhe jo me ndërmjetësimin e kompanisë turke? Cila është mbrojtja që parashikohet nga kjo vaksinë? Nga doza e parë? Dhe sa të jemi të kujdesshëm deri në dozën e dytë?”, ngriti pyetjet Hyseni.

Mira Rakacolli, zv.ministre e Shëndetësisë tha se sfida më e madhe është sigurimi i vaksinave. “Deri në fund të majit, do të kemi më shumë se 500 mijë persona të vaksinuar” tha Rakacolli, e cila shtoi se I takon merita kryeministrit Rama për sigurimin e vaksinave.

Rakacolli tha ndër të tjera se cështja e cmimeve është konfidenciale për shkak të marrëveshjeve tregtare dhe kompanive që kërkojnë konfidencialitet.

“Vaksina kineze nuk e ka efikasitetin hiç më të vogël. Në kohën e virusit Brazilian, efikasiteti ishte I madh. Vaksina kineze ka garanci që 100 përqind ata që e kanë marrë nuk e kanë humbur jetën edhe kur e kanë marrë infeksionin, madje edhe nuk janë shtruar në spital.

Nuk dihet sesa zgjat imuniteti, jo cdo person i ka aftësitë imune njëlloj. Doza e dytë për vaksina të ndryshme merret në kohë të ndryshme. Dhe mes dy vaksinave duhen masat mbrojtëse njëlloj për të gjithë”, tha Rakacolli.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.