Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

“10 mijë euro që ta lëmë të lirë”, arrestohen dy shqiptarë në Greqi, rrëmbyen një 25-vjeçar dhe kërkonin para për ta lënë të lirë

Shkruar nga Newsbomb
“10 mijë euro që ta lëmë të lirë”,

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohen për krijimin e një organizate kriminale, zhvatje dhe rrëmbim personi.

Mediat greke bëjnë me dije se në pranga ka rënë një 29 dhe një 32 vjeçar në zonën e Palio Faliro.

Shqiptarët kishin rrëmbyer një 25 vjeçar nga Bagladeshi, më pas kishin kërcënuar një person që kishte lidhje familjare me 25 vjecarin, duke i thënë se në këmbim të lirimit të tij donin 10.000 euro.

Incidenti u raportua në ELAS (policia greke) dhe pas një operacioni special , 25-vjeçari u gjet dhe u la i lirë nga banesa ku po mbahej, në Paleo Faliro, ndërsa dy shqiptarët u arrestuan dhe iu dorëzuan autoriteteve të drejtësisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll