‘10 mijë euro për të shkuar me helikopter në fushatë’, këshilltari i Ministrit i kthehet Albana Vokshit: Zogëz vjeshte, po kur shoqëronim Berishën, unë coptova RENEA-n

Publikuar tek: politike, më 08:30 25-11-2020 ‘10 mijë euro për të shkuar me helikopter në fushatë’, këshilltari i Ministrit i kthehet Albana Vokshit: Zogëz vjeshte, po kur shoqëronim Berishën, unë coptova RENEA-n Albana Vokshi - Hilë Lushaku

Hilë Lushaku, këshilltar i ministrit të Brendshëm, reagon pas akuzave të ish-deputetes së PD Albana Vokshi dje, e cila akuzoi ministren Olta Xhaçka se përdorte helikopterin për të shkuar në takime elektorale në Peshkopi. 10 mijë euro kushton një fluturim tha zyrtarja e PD.

Por e ashpër është dhe përgjigja e Lushakut, i cili i kujon Vokshit “një më një” të gjithë rastet kur ai drejtonte njësinë e helikopterëve dhe çonin ish-presidentin e kohës Sali Berisha në fushatë në çdo cep të vendit. Apo kur sipas tij i ishte dashur të coptonte RENEA-n për të shoqëruar Berishën.

“Këto të rinjtë e pudrosur e të katapultuar në karrige vetëm për të folur, pa ditur se cfarë shprehin, duhet të mësojnë të shkuarën e lavdishme të “baballarëve” që i sollën në politikë. Nuk paskan fund palacot në skenat politike. Harbutëri tërbimi që më ben të vjell kur dëgjoj këto deklarime dhe kujtoj cfarë kam parë, dëgjuar e provuar”, shkruan ndër të tjera Hilë Lushaku.

Shkruan Hilë Lushaku:

Sapo ndoqa një lajm ku një zogëz vjeshte foli në ekran se paska konstatuar një shkelje që duhet hetuar mbasi ministrja e mbrojtjes paska ngritur hava tajaren për qëllime politike.

Habi e madhe për ne që kemi pasur në varësi njësinë e helikopterëve apo kemi fluturuar me makina për të ndjekur Berishën nga një rreth në tjetrin kur kishte fushata elektorale. Agron Musaraj ministër Rendi dhe Sabri Jaca zv/ministër e drejto i policisë bënin gallatë se vinte helikopteri me Berishën brenda për fushatën e referendumit të kushtetutës në tetor-nëntor 1994, ndërsa unë duhej të coptoja RENEA-n për të shoqëruar presidentin energjik nga një rreth në tjetrin brenda ditës.

Nuk po përmend përdorimin me urdhër të qeveritarëve pa llogari buxheti të helikopterëve për fluturim palle e qejfi në Lurë, Vlorë, Sarandë, Korçë , apo dhe shou me bukurane apo emisione televizive, apo për vizita familjare, për të respektuar të huaj por edhe për të shpërndarë fletë dhe kuti votimi sikurse ndodhi në 26 maj 1996, kur pilotat e helikopterëve u urdhëruan të fluturojnë natën pa pajisje fluturimi natën, apo për transport të personave të sëmurë.

Këto të rinjtë e pudrosur e të katapultuar në karrige vetëm për të folur, pa ditur se cfarë shprehin, duhet të mësojnë të shkuarën e lavdishme të “baballarëve” që i sollën në politikë. Nuk paskan fund palacot në skenat politike. Harbutëri tërbimi që më ben të vjell kur dëgjoj këto deklarime dhe kujtoj cfarë kam parë, dëgjuar e provuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetarja i nxjerr fotot në ditëlindjen e Kallakut, habit Kryemadhi: Besi ia mati temperaturën të gjithëve, po kërcenim 1,2,3,...9 veta, jo 10
»
Article Logic
Execution time: 0.012475967407227
array(1) { ["section"]=> string(168) "10-mije-euro-per-te-shkuar-me-helikopter-ne-fushate-keshilltari-i-ministrit-i-kthehet-albana-vokshit-zogez-vjeshte-po-kur-shoqeronim-berishen-une-coptova-renea-n-229021" }