Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
23 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

10 mijë euro për frymë, flet themeluesi i programit ekonomik të PD-së: Premtim pa afat, synojmë ta bëjmë në 2030

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

48f49310e8848be532f8b9aec3d14510

Partia Demokratike zbuloi sot programin ekonomik që do të zbatojë në mandatin e parë qeverisës nëse fiton zgjedhjet e 25 prillit. 

Por sa kushton programi i PD-së? Hartuesi i saj, Florion Mima nga studio e Abc News tha se realizimi i premtimeve të sotme kërkon 500 milionë euro, të cilat sipas tij do të ‘vjelen’ nga 2 burime: “250 mln euro do i hiqen nga duart e korrupsionit dhe 250 të tjerat do të jenë plus nga rritja ekonomike e vendit.

Një nga premtimet që ka tërhequr më shumë vëmendjen duke ngritur shumë pikëpyetje është ai për dyfishimin e të ardhurave për frymë, që sot, llogaritet në rreth 4900 euro, PD-ja e premton 10 mijë euro. Por si do të bëhet kjo? “Nuk ka afat. Ai është synimi i madh që në 2030 Shqipëria të ketë dyfishim” tha Mima, dhe gjithçka sipas tij do të bazohet te rritja ekonomike e vendit.

“Të gjitha 500 mln euro i kushtojnë buxhetit këto masa. 250 mln euro është parashikimi, do të vijë nga prerja e duarve të korrupsionit dhe 250 të tjera do të jenë plus nga rritja ekonomike e vendit, rreth 5%, hap vende të reja pune, më shumë eksport dhe investime. Thesi është aty, po ju sot nuk e shihni,” tha Mima.

Zoti Basha sot ka deklaruar dyfishim të të ardhurave për frymë, që do të thotë se nëse sot e kemi GBP, 14 mld, do ta pjesëtojmë për 3 milionë, i bie 5 mijë euro për frymë sot, ju do ta çoni 10 mijë euro?
Nuk ka thënë këtë.

Cfarë do të ndodhë?
Po ta shikoni me kujdes paragrafin që ka folur për dyfishim të të ardhurave për frymë nuk ka afat, ai i referohet një date, që ne në materialet tona që shpejt do të publikohen.

Nuk po flas për kur, por si do të realizohet?
E vetmja rrugë është rritja ekonomike e qëndrueshme e vendit. Ne parashikojmë rritjen ekonomike nga 5-8%.

Ju duhet të keni një rritje dyshifrore, që të arrini këto?
Absolutisht jo. Në fund mandatit të dytë një rritje deri në 8% garanton dyfishimin.

Sot është diku në 1.5%, besoni se do ta dyfishoni?
Do të disa herë fishohet, kjo paketë do të çlirojë të gjitha energjitë e biznesit.

Por si?
Sot është 4900 dollarë për frymë…

Ju premtoni se do ta çoni 10 mijë, si?
Absolutisht në fund të mandatit të dytë, vetëm nga rritja ekonomike.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img