Hapësire reklamuese

Ekonomi

10 më të pasurit e Shqipërisë, këto janë “perandoritë” e ndërtimit, naftës dhe medias që ata zotërojnë

Shkruar nga Newsbomb

Fondacioni për Liri Ekonomike publikoi sot listën me 19 personat më të pasur në Shqipëri. Lista nuk kishte shumë ndryshime nga vitet e kaluara me Saimir Manen që e kryeson atë dhe që ndiqej nga biznesmenet e naftës, ndërtimit dhe medias në vend.

10 më të pasurit e Shqipërisë janë Samir Mane, Shefqet Kastrati, Vasil Naçi, Behar Çukaj, Grigor Joti, Artan Dulaku, Idajet Ismailaj, Vjollca Hoxha, Ram Geci dhe Irfan Hysenbelliu.

Newsbomb.al ju sjell më poshtë listën e “perandorive” që këta biznesmenë zotërojnë në Shqipëri në të gjitha sektorët.

Saimir Mane – Balfin Group

Fillesat e Grupit Balfin janë në vitin 1993 dhe sot është më i madhi në Shqipëri me mbi 3000 të punësuar. Xhiroja vjetore e grupit është më shumë se 500 milionë euro.

Kompanitë pjesë e Balfin Group: Neptun; Mane TCI; QTU; Euromax; Fashion Group; Foodway; ACREM; Elektro-Servis; Alcred; Jumbo; TEG; Tirana Logistic Park; Skopje City Mall; AlbChrome; Tirana Business University; Green Coast Resort; AgroCon Albania; SPAR.

Shefqet Kastrati – Kastrati Group

Kompania është themeluar në fillim të viteve 1990 në Shqipëri. Kastrati tregton karburante dhe aktivitetet përfshijnë tregtinë ndërkombëtare, importin dhe shitjen me shumicë të produkteve të naftës, biodiesel, gjithashtu pika karburanti, shitjen e gazit për ngrohje, lubrifikanteve dhe bunkering(furnizimi me karburant i anijeve).

Vasil Naçi – Agna Group

AGNA sh.a u krijua nga bashkimi i Anonime Kakavi dhe Agna Investitor. AGNA sh.a operon në dy sektorë kryesorë:  shpërndarje dhe prona të patundshme.

Kompania e parë, Anonime Kakavi, u krijua në  vitin 1991, si importuese dhe shpëndarëse ekskluzive e markave të njohura të produkteve ushqimore, detergjentëve, kozmetikës dhe cigareve.

Kompanitë e Agna Group: Agna; Alfa; Albartex; On Time Concept; Agna Investitor.

Behar Çukaj – BolvOil

Kompania BOLV-OIL sh.a. është krijuar në 21 Janar 2003 me aksioner të vetëm Behar Çukaj. Aktiviteti kryesor i kompanisë BOLV-OIL sh.a. është import & eksporti dhe tregtimi me shumicë i karburanteve dhe lëndëve djegëse, transporti i të gjithë llojeve të hidrokarbureve, etj. BOLV-OIL sh.a. ka në zoterim dy magazina të shitjes me shumicë të karburanteve, me vendndodhje në Patos, Fier dhe në Mëzez, Tiranë.

Në muajin Nëntor 2011, kompania BOLV-OIL sh.a. bleu 100% të aksioneve të shoqërisë PORTO ROMANO OIL sh.a. e cila ka në pronësi “Stacionin e depozitimit të karburanteve në Porto Romano, Durrës”.

Numri i të punësuarve në këtë kompani është mbi 450.

Grigor Joti - Infosoft Group

Kompanitë e këtij grupi janë: Infosoft Systems; Infosoft Business Solutions; InfoSoft Managament Services.

InfoSoft Systems ofron konsulencë teknike, implementim dhe suport shërbimesh, system integration të specializuar për organizata të mëdha, të mesme dhe të vogla.

Grupi “Infosoft” ka realizuar në total një xhiro prej 150 milionë eurosh në vitin 2011.

Në vitin 2013, Infosoft zgjeroi aktivitetin dhe në fushën e ndërtimit, përmes blerjes të një kompanie ndërtuese, – Investndërtim Tirana Sh.p.k.

Artan Dulaku – Edil Al Group

Pjesë e këtij grupi janë kompani të mëdha mediatike dhe ndërtimi si: Vizion Plus; Tring Tv; Tring Communications; Albanian Motor Company; Alba-Beton Company.

Të tjera kompani në pronësi të Dulakut: Concord Investment (ndërtim), INER (tregti), Inter Gaz (tregti gazi, nafte dhe produkte të naftës), Alissa Albania (ndërtim dhe prodhim e tregtim të materialeve të ndërtimit), Illyria Development (imobiliare), Euro Additive (prodhim, blerje, tregtim të materialeve kimike).

Idajet Ismailaj – ALB Star

ALB-STAR Ltd është një nga kompanitë më të medha në Shqipëri në fushën e shërbimeve inxhinierike, veçanërisht në veprat hidraulike, të tilla si furnizimi me ujë, kanalizimet, monitorimin dhe sistemet e kontrollit, mbrojtjen e lumenjve, ne infrastrukturen e transportit, siç jane rruget, autostradat, urat dhe vepra te tjera te rendesishme, ne mbrojtjen e mjedisit, te tilla si impiantet e ujit të mbeturinave te trajtimit, gropa ekologjike, ne industrinë mekanike, të tilla si prodhimin e tankeve metalike, prodhimin e strukturave metalike, punime te mekanizuara per industrine e naftes dhe gazit, enet nen presion mbajtes.

Kompania operon dhe ofron sherbime ne vepra te veçanta: mikro-tunelet, saldim geomembrane etj, të shoqeruara nga personel te specializuar dhe pajisjet përkatëse.

Vjollca Hoxha – Top Media

Një nga grupet më të fuqishme në fushën e medias në Shqipëri. Top Media Group përfshin Top Channel; Digitalb; Top Albania Radio, Top Gold Radio, My Music Radio, Gazeta Shqip, Imperials Cinemas.

Të tjera biznese të Hoxhës: Lori Caffe.

Ram Geci – Geci Shpk

Aktiviteti kryesor i shoqërisë GECI Sh.p.k është në fushën e ndërtimit të infrastrukturës. GECI sh.p.k. ka filluar aktivitetin në vitin 1994 dhe gjatë kësaj periudhe ka përmbyllur me sukses kontrata të natyrave të ndryshme kryesisht në: Ndërtime rrugë, autostrada, ura, sistemim asfaltime, mirëmbajtje rrugësh, ndërtime landfill etj. Ndërtime civile e industriale, rikonstruksione objektesh, pajisjen me instalimet përkatëse elektrike , hidrosanitare etj. Ndërtime ujësjellësash, depo uji, linja transmetimi e furnizimi, kanalizime etj.

Që prej vitit 2004 GECI Sh.p.k ka qenë një prej aksionerëve kryesor të Hotelit dhe Qendres së Konferencave më të madhe në Shqiperi, “Tirana International Hotel & Conference Centre”.

Irfan Hysenbelliu – Focus Group

Focus Group është një kompani mediatike që ka në përbërje televizionin "News 24", "Gazeta Shqiptare", "RadioRash" dhe "BalkanWeb".

Hysenbelliu ka gjithashtu në pronësi gazetat Panorama dhe Panorama Sport; Hysenbelliu Group; Revistat Psikologjia dhe Grazia; Birra Korça; Universiteti Luarasi; Erjoni Ndërtim; Hotel & Restorant Prestige; Uji Fab.

(Newsbomb.al)

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.