Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
1 °
E premte, 21 Janar, 2022

10 kg drogë gati për shitje, arrestohet 20-vjeçari në Fier dhe shpallet në kërkim një tjetër (EMRI)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një person ka rënë  në prangat e policisë së Fierit dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia njofton se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Përparim Smira, në fshatin Hoxharë e Re, shërbimet e Policisë kanë gjetur shtetasin Irdi Haxhiu (i cili është bashkëpunëtor me Smirën në këtë veprimtari kriminale si edhe u gjet dhe u sekuestrua 10 kg lëndë narkotike cannabis sativa gati për tu shitur.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Irdi Haxhiun 20 vjeç, banues në fshatin Hoxharë e Re, Fier.

U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e Smirës, banues në Hoxharë e Re, Fier.

Njoftimi i policisë së Fierit:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Hoxhara”, sekuestrohen 10 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Vihet në pranga një nga autorët, shpallet në kërkim bashkëpunëtori.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore për dy shtetas që posedonin lëndë narkotike dhe e kishin bërë gati për shitje, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Hoxhara”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit P. S., në fshatin Hoxharë e Re, shërbimet e Policisë kanë gjetur shtetasin I. H. (😎., i cili është bashkëpunëtor me shtetasin P. S në këtë veprimtari kriminale si edhe u gjet dhe u sekuestrua 10 kg lëndë narkotike cannabis sativa gati për tu shitur.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. H. (😎., 20 vjeç, banues në fshatin Hoxharë e Re, Fier.

U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit P. S., 42 vjeç, banues në Hoxharë e Re, Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img