Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

“10% i merr shteti”, Vasili reagon pas përgjimeve të antimafias italiane: Ndërkombëtarët e “ekzaltuar” të Tiranës i shërbejnë narkoshtetit

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nënkryetari Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të përgjimeve të antimafias italiane, lidhur me grupin e Habilajve dhe trafikimin e drogës që bënte ky grup.

Në një pjesë të përgjimeve dëgjohet të thuhet se “10% e merr shteti”. Vasili me anë të një shënimi në rrjete sociale duket se shigjeton ndërkombëtarët dhe ambasadorët, duke thënë se ata nuk i shërbejnë të ardhmes europiane, por narkoshtetit.

Ai i konsideron këto përgjime tronditëse duke drejtuar gishtin te qeveria Rama.

Shënimi i plotë i Petrit Vasilit

Nderkombetaret e “ekzaltuar” nuk i sherbejne te ardhmes europiane, por Narkoshtetit!!

Pergjimet e Antimafias italiane jane tronditese dhe tregojne qarte greminen ku eshte rrokullisur Shqiperia, per shkak te qeverise, qe eshte mbrojtese, mbeshtetese dhe aksionere me perqindje e trafikut te droges.

Keto informacione shume te renda publike me shume se sa per shqiptaret, qe i njohin mire, sherbejne per nderkombetaret e ” ekzaltuar” te Tiranes.

Po, planin e droges qeveria e Rames e ka realizuar dhe tejkaluar si askush, por kushtin per zgjedhje te lira e te ndershme kurre Jo.

Sepse 25 prilli ishte dite e zeze e pluralizmit , e gangsterizmit shteteror, e blerjes masive mafioze te votes me parate e droges, e votimit te shumefishte, e perdorimit te parave te shtetit per te blere vota, e perdorimit shantazhues ekercenues te sherbimeve publike per te grabitur forcerisht voten.

Çdo nderkombetar, qe i quan kusht te permbushur keto zgjedhje, thjesht demostron armiqesi ndaj shqiptareve dhe pabesi ndaj vete Europes, qe ka ideale te tjera dhe jo bastardimin mafioz dhe asgjesimin e institucionit te votes se lire.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img