Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
49 %
2.6kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
25 °
E enjte, 6 Maj, 2021
spot_img

10 ditë më parë u dënua me 5 vite se u kap me armë te PS-ja, Vladimir Gjuta rreh punonjësin e burgut: Prokuroria kërkon edhe 6 vite shtesë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Tiranës kërkon 6 vite burg për Vladimir Gjutën, pasi akuzohet se ka dhunuar një punonjës të burgut. 10 ditë më parë Gjuta u dënua me 5 vite burg sepse u kap me armë pa leje te selia e PS ku ndodhej kryeministri Rama.

Ndërkohë, sot bëhet me dije se organi i akuzës kërkon edhe 6 vite të tjera burg për Gjutën pasi ka dhunuar një punonjës të burgut ku vuan dënimin. Ai akuzohet për goditjen e punonjësve të burgut. Deri tani nuk dihet se në çfarë rrethanash ka ndodhur përplasja mes Vladimir Gjutës dhe punonjësit të burgut.

Prokurorja Suela Salavaci ka dhënë pretencën për akuzën e dytë ndaj Vladimir Gjutës, duke kërkuar 6 vite të tjera burg, mbi dënimin e dhënë pak ditë më parë.

Vadimir Gjuta u arrestua me 10 shkurt të 2020 pranë Selisë së PS me pistoletë dhe 180.000 € në çantë. Ai u shfaq i maskuar gjatë kohës që po zhvillohej mbledhja e Ramës me zyrtarë të PS, por u arrestua nga Garda.

Më datë 7 mars 2021, gjykata ka marrë vendimin për ta dënuar me 5 vite burg, për akuzat “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Kujtojmë se, Vladimir Gjuta u arrestua edhe në vitin 2015 së bashku me Ernest Gjutën dhe Baftjar Brukën, si të akuzuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img