Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
61 %
3.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
E premte, 30 Korrik, 2021

10.000$ kush gjen turkun që mashtroi me 2 mld $, Artan Hoxha: Turqia tha se është njeri që nuk gjendet kollaj, humb mes turmës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja lidhur me kërkimin që po bëhet për kapjen e biznesmenit mashtrues Faruk Ozer.

Ky i fundit kishte krijuar një monedhë virtuale të tijën dhe ka mashtruar 390 mijë klientë me vlerë totale 2 miliardë dollarë. Hoxha tha në “Opinion” se ai zbriti në Rinas, më pas në Tiranë, Durrës dhe tani mendohet se është fshehur në Vlorë.

Katër oficerë turk ndodhen në Shqipëri, policia jonë dhe BKH-ja është vënë në lëvizje për ta kapur, ndërkohë që jepen 10 mijë dollarë kush jep informacion për kapjen e tij.

Artan Hoxha: Është një rast i paprecedentë, sepse ne s’kemi lidhje me atë që ka ndodhur në Turqi. Në vendin tonë është thjeshtë një person në kërkim. Është fshehur, është ndihmuar nga persona të tretë. Është vënë një shpërblim për të kush jep informacion. Është 10 mijë euro. Ai është zhdukur një ditë pasi e ka mbyllur llogarinë e tij Todex të kriptomonedhave. Ky në fakt krijoi një monedhë të vetën. Ka thithur 390 mijë klientë, 2 miliardë dollarë. Në 19 prill e mbylli dhe në 20 prill bashkë me një harddisk iku, u tha se ishte në Tailandë, por u gjet bileta për në Shqipëri. Në Rinas zbriti dhe ka bërë lëvizje në Tiranë. Është tip që nuk lëviz shumë nëse ndihet i sigurtë. Ishte në Tiranë, Durrës dhe tani mendohet se është në Vlorë. Po bëhet kërkimi i tij me disa oficerë turk që kanë mbërritur këtu. Po angazhohet dhe BKH-ja që sapo ka nisur punën. Është operacion i përmasave të gjera. Ata kanë sjellë të dhëna. Kanë thënë që është njeri që nuk gjehet kollaj, mund të humbë mes turmës.

Më shumë

spot_img
spot_img