Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

1 VIT REVISTA NEWSBOMB/ Mesazhi i Anila Bashës për lexuesit: Faleminderit që m'u bashkuat, sot jeni me mijëra!

Shkruar nga Newsbomb
1 VIT REVISTA NEWSBOMB/ Mesazhi i Anila Bashës për lexuesit:
Nga Anila BASHA I/E NDERUAR LEXUES Rrugëtuam 1 vit së bashku me revistën “Newsbomb.al”, dhe nuk do të ndalemi. Ky vit, iku shumë shpejt dhe kur kujtoj korrikun 2021 që vendosa të ndërmarr nismën e guximshme për t’iu rikthyer printit, pati shumë nga ata që më sugjeruan të mos i hyja kësaj aventure që do të më fuste në kolaps financiar. Por i njoh vetes një cilësi që duhet në këto kohëra të vështira: guximin. Më vjen mirë që edhe TI u bashkove me mua. Unë të falenderoj. Pa ndihmën tënde të çmuar, kontributin aspak modest, ti iu përgjigje telefonatës apo kërkesës sime për të qenë pjesë e abonentëve të revistës Newsbomb.al. Dhe sot, jeni me mijëra. Javë pas jave e muaj pas muaji, edhe ti më mbështete, më inkurajove që të eci përpara, që të sjell shkrime të bukura, jo veç me informacion, por edhe me përshkrime emocionale. Janë të panumërta mesazhet që kanë ardhur në redaksinë e revistës Newsbomb.al nga lexuesit tanë. Ka shumë syresh që i kishte marrë malli të uleshin të lexonin duke pirë kafen e mëngjesit, apo atyre që e kanë marrë revistën me vete dhe e kanë lexuar në fundjavë. Ka dhe nga ata (edhe pse më të paktë) që nuk e kanë lexuar, por edhe këta i mirëkuptoj. Shumica e mesazheve janë inkurajuese për të vazhduar, edhe pse leximi në print është kthyer në një “sport” të vështirë. Njerëzit u kushtojnë më shumë kohë celularëve dhe lajmeve online, tip “fast-food”, pa dashur të shtrohen e të lexojnë mirë për të kuptuar më shumë. Por, kjo ndoshta është arsyeja pse i kemi punët kështu si i kemi në këtë Shqipërinë tonë hallemadhe. Ju dua të gjithëve, sepse në mënyra të ndryshme, keni dhënë përshtypjen tuaj dhe më keni krijuar bindjen se ka ende shpresë. Bashkëshoqëruesit e mi në këtë rrugë, kanë qenë disa prej gazetarëve dhe editorialistëve të zëshëm e realistë të medias shqiptare. Atyre u them “Falemnderit” për durimin e madh që kanë pasur me mua, dhe përkushtimin për të sjellë copëza historie apo opinione të rëndësishme, për të bërë një revistë të arrirë e profesionale. Për ty, lexues i kësaj reviste, miqësisht të kërkoj të mos ndalosh ndonjëherë për të më dhënë udhëzime, apo të mërzitesh me atë që lexon. Siç thotë Volteri, “lexo për të kënaqur veten dhe pëlqe çfarë i përshtatet shijes tënde”.

Të falenderoj me zemër Anila

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese