Hapësire reklamuese

Aktualitet

1 vit nga vdekja e Koço Devoles, Llakaj: Koço i shtrenjtë, “Mjeshtër i Madh” u dekorua edhe "paçja", por jo ti

Shkruar nga Newsbomb
1 vit nga vdekja e Koço Devoles, Llakaj: Koço i shtrenjtë,

Si sot një vitë më parë u shua nga jeta aktoi i madh i humorit Koço Devole.

Në përkujtim të tij aktori i njohur Agron Llakaj ka ndarë disa rreshta në rrjetet sociale, ku shkruan se Devole ishte si një shkollë e dytë e humorit.

Llakaj në postimin e tij shprehet që në këtë përvjetor të parë të ndarjes nga jeta Koço Devole duhet të nderohej me dekoratën “Nderi i Kombit”.

Madje ai ironizon Presidencën duke thënë “është lëshuar dora sa nuk mblidhet më ! ,po dekorohen edhe lokalet, së fundmi ,urdhërin "Mjeshtër i Madh" e mori dhe "paçja" o Koço , sepse është pjata e preferuar e një shokut të Presidentit”shkruan ai.

Postimi i plotë i aktorit:

Ehhh mor Koço Devole...!

Sot 1 vit nga dita kur u largove përgjithmonë..., çdo ikje është e rëndë, e hidhur dhe plot dhimbje, ashtu sic ishte dhe largimi yt.

Koço i dashur, jeta dhe puna na rrëmben, rutina na bën që të të mos mendojmë çdo ditë, por sa herë gjatë punës e procesit krijues, përmendim emrin tënd si referim , sepse ti je "Mali i rëndë" me të cilin matemi për t'u ngjitur të gjithë...

Ti duhet të jesh libër ne shkollen e artit të komedisë.

Unë s'kam fuqi të vendos që në këtë përvjetor te parë të largimit tënd ,të të nderonin me dekoratën e lartë "Nderi i Kombit", duke u mbledhur dhe folur për Ty...,se siç e ke thënë Ti me gjallje..., " është lëshuar dora sa nuk mblidhet më ! ",po dekorohen edhe lokalet, së fundmi ,urdhërin "Mjeshtër i Madh" e mori dhe "paçja" o Koço , sepse është pjata e preferuar e një shokut të Presidentit...??

Nejse, që të mos e zgjas sepse ti nuk i kishe shumë qejf llafet e shumta...,po meqë jemi tek shteti , kam shumë dëshirë që një sallë e Teatrit të humorit apo Estradës në Tiranë ,të marrë emrin tënd, Teatri "Koço Devole"... edhe në mos paçin talentin sa Ty..,emri që do mbajë teatri , do ketë peshën e emrit ,dhe artit tënd magjik.

Koço i shtrenjtë ! Ka plot të tjerë që kanë ctë flasin e shkruajnë për Ty,edhe më shumë se mua...,por është " beteja " ime që Ti dhe emri yt të gdhënden jo thjesht në memorien e njerëzve ,por në memorien e kombit që quhet histori,sepse historia e humorit shqiptar ka shumë emra te nderuar dhe thellësisht të respektuar ,por kurrë një emër si Yti...,Ti ishe, je dhe do mbetesh Aristokrati i komedisë shqiptare..., " Perandori i Humorit shqiptar ,Koço Devole " .?.Mirënjohje pa fund !

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu