Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
38 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

1 vit nga shpërthimi gjigant në Portin e Bejrutit, përkujtohen sot viktimat e tragjedisë, vendosen trëndafila të kuq mbi përmendore

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sot shënohet një vit nga shpërthimi i madh në Portin e Bejrutit, ku humbën jetën mbi 200 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Po në këtë ditë u mbajt edhe një ceremoni për të kujtuar viktimat e shpërthimit, si dhe u vendosën 214 trëndafila në përmendoren e ndërtuar në Portin e Bejrutit në përkujtim të personave që humbën jetën një vit më parë.

Në përvjetorin e parë të kësaj tragjedie kryeministri në detyrë i Libanit, Hassan Diab, tha se arritja e drejtësisë në lidhje me këtë ngjarje fillon me marrjen e përgjegjësisë nga zyrtarët përgjegjës për tragjedinë.

Çfarë ndodhi një vit më parë?

Më 4 gusht të vitit 2020, në Portin e Bejrutit fillimisht shpërtheu një zjarr në një depo ku gjendeshin lëndë shpërthyese dhe më pas ndodhi një shpërthim shumë i fuqishëm që tronditi tërë qytetin.

Presidenti libanez, Michel Aoun, deklaroi se shpërthimi u shkaktua nga 2.750 ton nitrat amoniumi që ishte ruajtur në një depo në Portin e Bejrutit për 6 vitet e fundit.

Në shpërthim humbën jetën mbi 200 persona, mbi 1.000 të tjerë nga 6.000 personat e plagosur mbetën me aftësi të kufizuara dhe 300 mijë të tjerë janë zhvendosur.

Më shumë

spot_img