Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
60 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
27 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
25 °
E hënë, 16 Maj, 2022
spot_img

1 vit nga ikja e Usta Laver Bariut

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Personaliteti i shquar i muzikës popullore shqiptare, mjeshtëri i klarinetës, Laver Bariu, prej një viti nuk jeton më. Sot është 1-vjetori i ndarjes së tij nga jeta dhe “Grove dictionary of Music” (fjalori më i rëndësishëm muzikor në botë) e rendit mjeshtërin Bariu në rradhën e personaliteteve më të rëndësishme muzikore të shek XX.

Laver Bariu u lind në qytetin e Përmetit . Ai cilësohet si i fundit prej Ustallarëve të traditës së madhe të sazeve të Shqipërisë së Jugut. Sazet e Usta Laverit janë formacioni më i kompletuar i Sazeve të Jugut.

Në vitin 2001 Laver Bariu u dekorua nga presidenti i Republikës me urdhrin “Mjeshtër i madh i punës”. Në vitin 2001, me vendim të Këshillit Bashkiak të qytetit të Përmetit, Usta Laveri u shpall edhe “Qytetar nderi” i Përmetit

Laver Bariu ka lënë pas vepra që do mund të jetojnë gjithmonë si pjesë e pandarë e identitetit kombëtar shqiptar.

Usta Laveri, ka qenë mësuesi i shumë figurave të muzikës popullore dhe kontributi që ai dhe sazet e tij i dhanë iso-polifonisë e cila është trashëgimi kulturore e çmuar nga UNESCO, është i pashlyeshëm.

 

 

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img