Hapësire reklamuese

Aktualitet

1 ton kokainë në Spanjë, analistët nxjerrin ‘bllof’ Blendi Fevizun

Shkruar nga Newsbomb

Blendi Fevizu moderatori i emisionit ‘Opinion’ ka zgjedhur të ketë si temë diskutimi në emisionin e tij mbrëmjen e kësaj të mërkure përfshirjen e shqiptarëve në trafikimin e lëndëve narkotike botërore.

Ndonëse i pa informuar, Blendi Fevziun e cilësonte sasinë e 1 ton droge të kapur rreth dy ditë më parë në Spanjë si një sasi rekord e kapur në botë.

Por kjo nuk rezulton që të jetë vërtetë kështu.

Dy analistët Lorenc Vangjeli dhe Artan Hoxha kanë kundërshtuar Fevizun se kjo nuk është sasi rekord lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike.

Kanë qenë dy raste të tjera vlera e të cilave janë disa fish i vlerës së kapur në Spanjë dy ditë më parë.

Bëhet fjalë për rastin e kapur në nëntor të 2017 ku ton kokainë është kapur e mbuluar nën një plantacion me banane në Kolumbi dhe një tjetër rast ai muajit prill të këtij viti ku në brendësi të një anije në Spanjën jugore janë kapur 8.5 ton kokainë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu