Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
2.1kmh
0 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
31 °
Sht
36 °
Die
36 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

1 ton kokainë e kapur në 4 muaj, Bledi Çuçi: Nuk është rastësi, por dëshmi e luftës ndaj krimit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar sot pas operacionit të Policisë në Portin e Durrësit, ku u kapën dhe sekuestruan 11.650 gr kokainë në kontenierin e një kompanie që transportonte banane nga Ekuadori.

Që nga 1 prilli deri sot janë kryer 4 operacione antidrogë dhe janë kapur rreth 1 ton kokainë në Portin e Durrësit, që mesa duket po shërben si “spotlight” për bosët e drogës.

Me anë të një shënimi në rrjete sociale, Çuçi thotë se këto aksione të suksesshme të policisë nuk janë të rastësishme, por janë pjesë e një pune të mirëorganizuar nga policia e shtetit, e cila ka parësore luftën kundër krimit të organizuar.  

Shënimi i plotë

Faktet flasin vetë. Pas operacionit të sotëm shkon në rreth 1 ton sasia e lëndës narkotike e llojit kokainë e kapur në Portin e Durrësit gjatë katër muajve të fundit. Asgjë nuk është e rastësishme, por dëshmi e luftës pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe e aftësisë zbuluese e goditëse të Policisë së Shtetit. Këto operacione dëshmojnë gjithashtu besimin e lartë të partnerëve tanë ndërkombëtarë në hetimet e përbashkëta, intensive dhe profesioanle, në goditjen e rrjeteve të trafikut të drogës. Kjo është një luftë e vazhdueshme, që nuk nis e as përfundon me një operacion. Ne do të vijojmë punën me Policinë e Shtetit dhe të gjitha agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda e jashtë vendit, për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img