Hapësire reklamuese

Aktualitet

1 ton e gjysmë kanabis me gomone në Bari, Policia Shqiptare: U kap dje

Shkruar nga Newsbomb

Policia Shqiptare, lidhur me lajmin e kapjes së plot 1215 kilogram kanabis në brigjet e Barit dhe arrestimin e dy shtetasve nga Vlora, bën me dije se operacioni i policisë italiane është realizuar ditën e djeshme.

Njoftimi i Policisë shqiptare:

Në pasditen e djeshme u bë e mundur të ndalohet nje gomone me gjatesi rreth 8 m dhe dy shtetas shqiptare në bord te cilet po tentonin te trafikonin 1215 kg marjuanë në brigjet e Italisë së Jugut.

Pas disa orësh ndjekje në detin me dallgë të forta dhe me ndihmën edhe të një helikpoteri të Guardia di Finanza u bë i mundur ndalimi i personave dhe sekuestrimi i lendës narkotike dhe i mjetit lundrues.

Shtetasit me iniziale E.H, 38 vjeç dhe E.M. 35 vjeç u arrestuan në flagrancë nga Reparti Operativ i Guardia di Finanza i Pulias.

Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po vijojnë veprimet hetimore të përbashkëta për kapjen e autoreve të tjerë të përfshirë në trafik.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu