
Një tjetër punonjës i personelit shëndetësor në Tiranë është shëruar nga Covid-19.
Gjithsej numri i mjekëve dhe infermierëve që janë shëruar shkon në 41.
Një tjetër lajm i mirë është se sot nuk ka asnjë mjek dhe infermier që po trajtohet në spital për koronavirus.
Këto i bën me dije Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
“Edhe 1 personel shëndetësor i shëruar në Tiranë, mes 18 të shëruarve në 24 orët e fundit! Janë 41 personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19.
Por #LajmiMëIMirë është se SOT, nuk kemi asnjë mjek dhe infermier që po #trajtohet në spital për #COVID19 dhe 70% e të prekurve ndërmjet bluzave të bardha janë plotësisht të shëruar!
Deri tani janë 345 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19”, shkruan ministrja.