Tirana
few clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
35 %
8.2kmh
20 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
16 °
Sht
14 °
E martë, 28 Mars, 2023

1 Qershori në komunizëm, kur fëmija shpallej “armik i klasës” se doli në Televizion: Është me përbërje të keqe politike (DOKUMENTI)

Lajme të ngjashëm

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, publikon një dokumet të arkivuar i cili tregon sesi një fëmijë, sipas Sigurimit, kishte depërtuar në Televizionin Publik Shqiptar dhe konsiderohej “armik i klasës”.

Bashkëpunëtori i ish-Sigurimit të Shtetit në Radio Televizionin Shqiptar raportonte para autoriteteve më datë 22.1.1986 se: “𝑛𝑗𝑒̈ 𝑓𝑒̈𝑚𝑖𝑗𝑒̈ 𝑚𝑒 𝑝𝑒̈𝑟𝑏𝑒̈𝑟𝑗𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑒𝑞𝑒 𝑝𝑜𝑙𝑖𝑡𝑖𝑘𝑒 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑠ℎ𝑓𝑎𝑞𝑢𝑟 𝑛𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑒𝑚𝑖𝑠𝑖𝑜𝑛 𝑡𝑒𝑙𝑒𝑣𝑖𝑧𝑖𝑣 𝑝𝑒̈𝑟 𝑓𝑒̈𝑚𝑖𝑗𝑒̈ 𝑡𝑟𝑎𝑛𝑠𝑚𝑒𝑡𝑢𝑎𝑟 𝑛𝑔𝑎 𝑇𝑒𝑙𝑒𝑣𝑖𝑧𝑖𝑜𝑛𝑖 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑡𝑎𝑟.”

Fëmija ishte fitues i një krijimi në revistën “Fatosi”, por burimi “ Kalaja”, rezident në TVSH, kishte zbuluar se gjyshi i fëmijës ishte në burg politik. Për këtë u bë mbledhje në RTSH sepse në shkollën nga vinte fëmija, nuk ishin marrë masat e duhura për studimin e biografisë së vogëlushit.

Sipas Sigurimit, edhe shkolla nga vinte fëmija, mësuesja e tij, kryeredaktorja e revistës “Fatosi” dhe regjisorja e programit kishin mbajtur “qëndrim liberal, duke i lënë shteg armikut të klasës të depërtonte në ekran”.

Revista “Fatosi” ishte revistë për fëmijë 6-12 vjeç, e shpërndarë në tirazh të gjerë në vitet ’80. Revista  botohej si organ i Komitetit Qendror të BRPSH (Bashkimit Rinor të Punës së Shqipërisë) dhe mbështetej në një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh, nxënësish dhe shkrimtarësh të kohës.

Dokumenti më poshtë është pjesë e Dosjes së Objektit të Rëndësisë së Veçantë të Radio Televizionit Shqiptar, deklasifikuar më 4.02.2021.

Më shumë