Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
23 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

1 Qershori, Manastirliu: Bursa një vjeçare tek TUMO për fëmijët e ‘Zyber Hallullit’, programi do të shtrihet për fëmijët në nevojë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Fëmijët e Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli” kanë nisur sot një program të veçantë tek Qendra e Teknologjisë TUMO, me bursa të financuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  në bashkëpunim me UNICEF.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ka lançuar nismën e re, e cila do të shtrihet edhe për grupe të tjera të femijëve në nevojë, me synim nxitjen dhe zbulimin e talenteve, për t’i dhënë një mundësi të barabartë çdo fëmije.

Gjatë aktivitetit të zhvilluar në Qendrën TUMO, Manastirliu ka bërë me dije se kjo nismë nis me 12 fëmijë të moshës 12-18 vjeç të Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli”, të cilët do të mbështeten me bursë për 1 vit nga UNICEF dhe MSHMS në kuadrin e programit të deinstitucionalizimit për të ndjekur programet në këtë qendër.

“Në këtë ditë të veçantë menduam për një aktivitet që të mos jetë vetëm për një ditë, por t’i shërbejë të ardhmes tuaj dhe e ardhmja fillon sot. Por të jeni të bindur se, ashtu sikurse i dhamë mundësinë 12 fëmijëve të moshës 12-18 vjeç, pjesë e institucioneve tona të përkujdesit social apo siç më pëlqen mua ta them, shtëpisë sonë të madhe ‘Zyber Hallulli’, të ndërkojmë një program së bashku me mbështetjen e UNICEF-it në Shqipëri dhe pse jo edhe të Fondacionit për Zhvillim Amerikano-Shqipëtar, për të mundësuar krijimin e programeve të tilla për të mbështetur fëmijët në nevojë, fëmijët me aftësi speciale, për t’u zhvilluar dhe për të qenë pjesë integrale e këtyre qendrave që besoj që janë e ardhmja”, deklaroi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nënvizoi se ky program do të fuqizohet dhe shtrihet në institucionet e tjera të kujdesit dhe për fëmijët më në nevojë.

“Kjo është një filizë dhe ne do të bëjmë të pamundurën që ta rrisim, ta forcojmë, ta fuqizojmë, që çdo fëmijë që nuk ka mundësi dot për të qenë pjesë e aktiviteteve të këtij lloji por që në fakt ka brenda vetes talentin, energjinë, dëshirën, të gjejë dhe të ketë mundësi, që brenda këtyre strukturave, të zhvillojë vetveten, të zhvillojë aftësi më të mira”, tha Manastirliu.

Duke vlerësuar bashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, drejtuesi i zyrës së UNICEF në Shqipëri, Roberto De Bernardi u shpreh se fëmijët në këtë qendër do të kenë mundësi të integrohen, mësojnë dhe argëtohen.

“Jam shumë i lumtur për ju sepse kjo është një qendër fantastike dhe jam i sigurt që do të mësoni jashtëzakonisht shumë dhe që do të kënaqeni, do të argëtoheni pa masë teksa mësoni. Dhe jam shumë i lumtur për ju sepse, do të thoja është një kënaqësi dhe nder për të bashkëpunuar me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerian për Zhvillim”, tha drejtuesi i zyrës së UNICEF.

12 Fëmijë të  Shtëpisë Fëmijëve “Zyber Hallulli”, të cilët plotësojnë kriterin 12-18 vjeç të programeve të Qendrës TUMO janë të parët që do të mbështeten me bursë për 1 vjeçare, pjesë e programit të deinstitucionalizimit dhe fuqizimit të fëmijëve pa kujdes prindëror.

Për 1 vit, fëmijët do të ndjekin 2 herë në javë programet në Qendrën TUMO. ADF do të vazhdojë mbështetjen e këtyre fëmijëve me bursë në vitin e dytë të programit. Qëllimi i këtij programi është përgatitja e fëmijëve për daljen nga institucioni, edukimi dhe integrimi në jetën sociale dhe në shoqëri. Programi i bursave do të vazhdojë më pas me fëmijët e qendrave të tjera të kujdesit social, si dhe me fëmijët e familjeve në nevojë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img