Dita e 1 Prillit e njohur si ‘Dita e Gënjeshtrave’, është padyshim një nga ditët më të përfolura të vitit.
Dikur, ajo festohej si dita e Vitit të Ri, por me ndyshimin e kalendarit nga Julian në Gregorian, në 1582 nga Papa Gregory XIII, dita e Vitit të Ri u vendos më 1 janar.
Ndërsa ai që i ka vënë emrin ‘Dita e Gënjeshtrave’, është poeti francez Eloy d’Amerval në vitin 1508, duke iu referuar 1 prillit si ‘poisson d’avril’.
Tradita më së pari ka filluar në Francë, ku manifestohej nga fëmijët, që u bënin ‘kurthe të rriturve dhe iknin. Në këtë mënyrë vazhdoj tradita deri në ditët e sotme.
Gënjeshtra më e çmendur konsiderohet ajo e një gruaje amerikane që u arrestua nga policia, pasi deklaroi se kishte vrarë burrin e saj.