Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

Politikë

1 orë me opozitën, Meta zbardh takimin: Shembja e Teatrit provokim për demokracinë

Shkruar nga Newsbomb
1 orë me opozitën, Meta zbardh takimin: Shembja e Teatrit provokim
Basha, Meta foto nga takimi

Presidenti Ilir Meta priti sot me kërkesën e tij në Pallatin e Brigadave, kryetarët e partive të Opozitës së Bashkuar.

Meta i falenderoi për angazhimin dhe propozimet e tyre për tejkalimin sa më parë të situatës së vështirë të krijuar nga COVID-19.

Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin e thellë për ngjarjen e fundit të shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe e cilësoi atë si provokim për demokracinë, shtetin ligjor, por edhe për Opozitën e Bashkuar dhe natyrisht ndaj vlerave europiane, bën me dije presidenca në njoftimin e saj.

Sakaq Meta e informoi opozitën për përpjekjet dhe propozimin prej tij të një platforme konkrete gjithëpërfshirëse për integrimin europian.

Më tej ai theksoi rëndësinë që Opozita e Bashkuar të japë kontributin e saj në Këshillin Politik për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 6
All - General - 7
All - General - 8

Sondazh

Poll
All - General - 9
All - General - 10
All - General - 11
All - General - 12
All - General - 13
All - General - 14
All - General - 15
All - General - 16
All - General - 4