Hapësire reklamuese

Bota

1 muaj votime, ky është fituesi i zgjedhjeve në Indi

Shkruar nga Newsbomb

Narendra Modi ka siguruar edhe 5 vite të tjera mandatin si kryeminister në Indi pasi fitoi zgjedhjet me 64% të votave.

 

Sipas BBC, Narendra Modi ka fituar dhe shumicën në parlament dhe partia e tij do të qeverisë  e vetme. Opozitari Rahul Gandhi ka pranuar humbjen dhe e ka uruar kryeministrin indian për fitoren e tij.

Më shumë se 900 milion persona ishin registruar për të votuar ndërsa besohet se 600 milion zgjedhës kanë shkuar për të votuar.

India një nga fuqitë më të mëdhaja në botë, përballet me probleme si varfëria dhe kriminaliteti i madh.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.