Këngëtarja Ronela Hajati ka reaguar sërish, pasi Shqipëria nuk arriti të kualifikohej në finalen e Eurovision.
Ajo i bashkohet mendimit të shumë artistëve se kënga “Sekret” e ka merituar finalen dhe se vendimi për skualifikimin ishte i padrejtë.
Këngëtarja ka publikuar një një screenshot që tregon se performanca e saj e mbrëmshme, ka rreth 1 milionë klikime, ndërsa shton se pas Eurovisionit, ka dalë për të pirë dhe harruar situatën zhgënjyese për të.
“Ende nuk e kam parë, sepse nuk mundem.
Dje dola për të pirë, për të harruar dhe kjo ndodhi! Plus performanca e “Sekret” është 1 milion! Ende e ndjej këtë dhimbje të madhe në gjoks, sepse e merituam këtë finale, por Zoti i di gjërat më mirë! TE DUA”, ka shkruar Ronela.


