Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“1 milionë vaksina të Pfizer gjatë 2022”, Manastirliu: Kemi diskutuar për aplikimin e dozës së katër

Shkruar nga Newsbomb
“1 milionë vaksina të Pfizer gjatë 2022”,

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në fjalën e saj në Kuvend ka paraqitur amendimin e marrëveshjen mes kompanisë Pfizer.

Ajo u shpreh se për vitin 2022 është parashikuar që Shqipëria të marrë nga kompania Pfizer 1 milionë doza.

“Marrëveshja që ne kalojmë sot për miratim në Kuvendin e Shqipërisë na vë në dispozicion dhe 1 milion doza të tjera të vaksinës Pfizer, të cilat do të vijnë sipas një kalendari, duke filluar nga muaji maj dhe deri në muajin dhjetor të këtij viti, duke përcaktuar të gjitha afatet e kohës dhe jetëgjatësisë së vaksinës, në mënyrë që të kemi gjithë mundësinë për t’i përdorur në kohë, sipas planit tonë të përgjigjies të vaksinimit në vendin tonë”, tha Manastirliu.

Ndër të tjera ministrja tha se është diskutuar edhe për aplikimin e dozës së katër të vaksinës.

“Ne po përgatitemi me Komitetin e Ekspertëve të Vaksinimit dhe Komitetin Teknik të Ekspertëve të marrim një tjetër vendim, atë të aplikimit të dozës së dytë përforcuese apo të dozës së katërt për të moshuarit dhe grupet e riskuara. Një vendim që, nëse merret na gjen të përgatitur pasi disponojmë sot dhe do të disponojmë gjithashtu përgjatë këtij viti të gjitha dozat e nevojshme të vaksinave dhe mbi të gjitha na jep më shumë garanci që jeta e të moshuarve të mbrohet dhe jeta e kujt ka imunitet të kompromentuar të mbrohet, jeta e mjekëve, infermierëve të jetë e mbrojtur, e mësuesve gjithashtu dhe e gjithë kategorive të riskuara”, tha Manastirliu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese