Hapësire reklamuese

Politikë

1 milion dollarëshi i Bashës, Bushati thirrje Prokurorisë: Nisni menjëherë hetimet

Shkruar nga Newsbomb

Deputeti i PS Ervin Bushati, në një dalje për mediat nga Kuvendi i ka bërë thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për 1 milion dollarëshin që nxorri investigimi i BIRN. Bushati i ka kërkuar Bashës të bëjë transparente pagesën prej 1 milion dollarësh për lobuesit amerikanë.

“Ndërkohë që ka ngritur një furtunë me kazanin e plehrave, duke bërë prokurorin dhe gjyqtarin Lul Basha refuzon të thotë fjalën e tij për firmën e vulën e tij që ka vënë për 1 milion dollarët. Me kë bashkëpunoi Basha për këtë aferrë korruptive, pse nuk tregon në emër të kujt janë regjistruar kompanitë offshore ?

Prokuroria nuk e ka thirrur  ende Lulzim Bashën për skemën e mashtrimit 1 milion dollarë, dhe kjo hedh hije dyshimi mbi seriozitetin e prokurorisë”, tha Bushati duke i bërë thirrje prokurorisë të nisë hetimet për skemën e mashtrimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll