Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

1 gram kokainë 45 euro, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë, njëri me rrezikshmëri të lartë shoqërore (EMRAT – VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a231dce1e58bc8797538eb0d3ce0ee0b

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi gjatë një operacioni u është sekuestruar rreth 80P gramë kokainë, të cilën këta shtetas e shisnin në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Një prej të arrestuarve, shtetasi me inicialet B.S, konsiderohet nga Policia si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sipas Policisë, janë arrestuar në flagrancë shtetasit: 

  • Besmir Sula (Zeneli), 35 vjeç, i shpallur në kërkim për llogari të DVP Dibër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
  • Aleksandër Algeri, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi B. S.(Z)., me anë të lidhjeve të tij shoqërore siguronte sasi të mëdha lënde narkotike të llojit kokaine, të cilën ia jepte më pas shtetasit A. A., që ta shiste në doza të vogla, te klientë të ndryshëm në qytetin e Tiranës, me sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, kundrejt vlerës 45 euro për gram. 

Në vendin e quajtur “21 Dhjetori”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtyre shtetasve, u gjet një sasi me rreth 800 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku 1 aparat celular dhe një automjet që autorët e përdornin për shpërndarjen e lëndës narkotike. 

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Më shumë

spot_img
spot_img