Tirana
clear sky
-6.5 ° C
-6.5 °
-6.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Mër
6 °
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
11 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

1 Dhjetori, Dita Botërore kundër SIDA-s

spot_img

Lajme të ngjashëm

1 Dhjetori, që prej vitit 1988, njihet në të gjithë botën si dita kundër virusit vdekjeprurës, HIV/AIDS. Kjo ditë është përcaktuar si një ditë sensibilizimi dhe një ditë për të përkujtuar të gjithë njerëzit që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje. Në Ditën Botërore të HIV/AIDS-it, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë apel për zero infeksione të reja, zero diskriminim dhe zero vdekje nga virusi.

Në Shqipëri dy rastet e para me HIV u zbuluan në vitin 1992 dhe që prej atij viti, numri ka ardhur gjithmonë në rritje konstante. Megjithëse numri i përgjithshëm nuk përbën ndonjë shifër alarmante, sipas ekspertëve të fushës, realiteti është krejt ndryshe nga shifrat e deklaruara. Numri i personave të infektuar me virusin HIV apo që mund të jenë edhe në stadin e AIDS-it mendohet të jetë disa herë më i madh. Ecuria e numrit të personave të diagnostikuar me AIDS në vitet e fundit është gati 50 për qind e rasteve të zbuluara.

Edhe pse është punuar shumë për të parandaluar dhe kontrolluar përhapjen e virusit, ende mbetet shumë për t’u bërë. Problem për vendin tonë mbetet transmetimi përmes gjakut. Pjesa derrmuese e rasteve gjatë këtyre viteve është mosha 25 deri 45 vjeç, ndërsa 70 për qind janë burra dhe vetëm 30 për qind femra.

Çfarë është HIV/ AIDS?

HIV/ AIDS është një virus që shkatërron sistemin imunitar. Virusi HIV/AIDS nuk mund të depërtojë nëpërmjet lëkurës së padëmtuar dhe as nëpërmjet mbrojtjes që ofron një prezervativ. Ai nuk mund të jetojë gjatë jashtë trupit të njeriut. Virusi nuk mund të transmetohet nëpërmjet kontakteve të tilla si puthja, shtrëngimi i duarve, prekja e ndenjëses së banjës dhe përdorimi i lugëve, pirunëve dhe thikave të njëjta me personat e infektuar.

Ai nuk transmetohet nëpërmjet pickimit të insekteve. Ka tri mënyra kryesore të transmetimit të virusit nga një person në një tjetër. Një mënyrë është nëpërmjet marrëdhënieve seksuale të pambrojtura, mënyra e dytë është ajo e kalimit të virusit direkt në gjak, domethënë nëpërmjet transfuzionit të gjakut ose përdorimit të ageve të shiringave tek më shumë se një person.

Zakonisht preken persona që bëjnë transfuzion gjaku nëse bëjnë një operacion dhe persona të cilët bëjnë praktikimin e drogës me të njëjtën shiringë midis tyre. Mënyra e tretë është kalimi i virusit nga nëna tek fëmija. Gratë që janë të infektuara me këtë virus ia kalojnë atë fëmijëve të tyre të ardhshëm gjatë barrës ose nëpërmjet qumështit të gjirit. Kur virusi HIV hyn në trupin e një personi, ai cilësohet si HIV pozitiv. Njeriu mund të jetë HIV pozitiv pa e ditur se është i tillë.

Më shumë


spot_img









spot_img