Hapësire reklamuese

Aktualitet

1.75 miliard lekë për lulishten “fantazmë”, Bashkia i bllokon fondet firmës së vëllait të drejtorit të UKT

Shkruar nga Newsbomb

Bashkia e Tiranës ka bllokuar fondet për kompaninë “Bean Shpk”,,me administrator vëllain e drejtorit të Ujësjellës Kanalizime Tiranë, Neritan Gjojodeshi.

Kompania në fjalë kishte fituar tenderin për rregullimin e lulishtes në zonën e Kombinatit, duke vendosur stola dhe ndriçim, me vlerë totale 1.75 miliard lekë për një lulishte që nuk është bërë dhe hapësira rezulton të jetë në gjendje të mjeruar.

Banorët e zonës ku supozohej të ndërtohej lulishtja kanë reaguar të shqetësuar për gjendjen pranë banesave të tyre duke thënë se nuk ka asnjë përmirësim. Komapnia ka shpenzuar 1.75 miliard lekë për rindërtimin e hapësirave publike tek zona e ish Kinostudios. Nga një vëzhgim i kryer, punimet e përfunduara prej 10 muajsh janë bërë në mënyrë skandaloze, raporton “Ora News”.

Firma “Bean shpk”, e cila është në pronësi të vëllait të Drejtorit të Ujësjellësit, Neritan Gjodeshi ka marrë për këto punime, 1.75 miliardë lekë nga bashkia e Tiranës. Me këto para ajo duhet të rregullonte parkun me stola e ndriçim dhe të bënte gjelbërimin e zonës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu