Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

“1,600 shqiptarë kanë shkuar në Ekuador në 3 vite”, gazetarja: Droga paguhet me sistemin “Hawala”

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1cbd0144bdcce55283dde1e5901fafea

Plot 1,600 shqiptarë kanë vizituar Ekuadorin nga 2017 në 2019, ndërsa të paktën 56 prej tyre janë identifikuar si të lidhur me trafikun e drogës.

Gazetarja Fatjona Mejdini tha se ka përllogaritur vetëm ata shqiptarë me pasaporta të Shqipërisë, pasi ka edhe shumë të tjerë që kanë udhëtuar drej Ekuadorit me pasaporta të vendeve të BE-së.

Mejdini tha në emisionin “Opinion” se Ekuadori nuk prodhon kokainë, por shërben si një treg i madh për shpërndarjen e drogës. Ajo u shpreh se droga nuk paguhet me para cash, por përmes sistemit “Hawala” ku paratë nuk transportohen fizikisht, por përmes ndërmjetësve.

Pjesë nga deklarata:

1,600 shqiptarë në 3 vite, 2017, 2018 dhe 2019 kanë vizituar Ekuadorin. Të paktën 56 prej tyre janë të identifikuar si të lidhur me trafikun e drogës. Ata janë të vendosur kudo, për shkak se Ekuadori nuk është vend i madh, por është i lidhur me Kolumbinë dhe Perunë, Ekuadori nuk prodhon kokainë, por është një treg i madh i shpërndarjes përmes porteve dhe aeroporteve.

Një pjesë e madhe e atyre 20 të arrestuarve kanë origjinën shqiptare, por kanë pasaporta nga vende të tjera. Sistemi i pagesës është një nga gjërat më interesante të këtij grupi. Është sistemi Hawala, që ka në bazë moskalimin fizik të parave, por kalimin e vlerës, që do të thotë se nëse kam para të paligjshme në Holandë, dhe dua t’i kaloj në Angli, unë përdor ata që quhen “brokers”, pra një ndërmjetës. Ndërmjetësuesi merr një komision.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img