Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

1.200 euro për secilin, arrestohen 3 persona në Korçë, po ndihmonin 22 emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre persona janë arrestuar nga policia e qytetit të Korçës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Perimetri”.

Kundrejt shpërblimit këta persona iu kanë dhënë ndihmë 22 emigrantëve të paligjshëm për të kaluar kufirin.

Burime policore bëjnë me dije se në prangat e uniformave blu kanë rënë shtetasit, E. Z., 39 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq; E. T., 19 vjeç, banues në Tiranë; A. T., 40 vjeç, banues në Bulqizë dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq.

Shërbimet i konstatuan dy makinat që transportonin emigrantët e paligjshëm në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Ndërkohë, materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Vijon operacioni policor “Perimetri”.

Në kuadër të tij, goditen dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Transportonin 22 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, i cili nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me strukturat e SHÇBA-Korçë, Policinë Kufitare dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve E. Z., 39 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq; E. T., 19 vjeç, banues në Tiranë; A. T., 40 vjeç, banues në Bulqizë dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq.

Shërbimet e policisë kanë konstatuar në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Grabovicë, Pogradec, shtetasin E. Z., duke transportuar me mjetin kamion tip “Benz”, 16 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga veprimet hetimore të mëtejshme dyshohet se edhe shtetasit E. T. dhe A. T., janë bashkëpunëtorët e 39-vjeçarit në këtë veprimtari të paligjshme, pasi u kapën me mjetin tip “Audi”, duke kryer mbikëqyrjen e rrugës.

Gjithashtu në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Gështenjas, Pogradec, është konstatuar mjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin A. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, të cilit shërbimet e policisë gjatë ndjekjes, i kanë bërë me shenjë të ndalonte, por ky shtetas është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të tyre dhe ka braktisur mjetin, me 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 1200 euro secili, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga ana e policisë, po punohet për kapjen e tij dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img